Mali i Zi ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të cilave kryeministri aktual, Milo Gjykanoviç kryeson me 50.2% të votave, duke fituar kështu mazhorancën absolute.

Ndërkaq, partitë shqiptare kanë arritur të marrin 5.8% të votave duke siguruar kështu katër vende në parlamentin malazez.

Pas mbylljes së votimeve në orën 20.00 Komisioni i Zgjedhjeve deklaroi se pjesëmarrja në votime ka qenë në masën 49.6%.

Nesër do të bëhen publike edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Rreth 1200 vëzhgues ndërkombëtare të OSBE-ODHIR dhe vendorë kanë monitoruar nga afër të gjithë procesin zgjedhor. 

Zgjedhjet janë zhvilluar normalisht dhe pa probleme. Vetëm dy qendra votimi nga 59 nuk janë hapur për shkak të motit të keq në veriun e vendit.

Pas votimit kryeministri Milo Gjykanoviç, tha se Mali i Zi ka treguar se vendi është i qëndrueshëm, me vlera demokratike dhe ambicie të qartë evropiane.

Në këto zgjedhje garuan 15 koalicione politike. Nga shqiptarët garuan 5 koalicione, të cilat rrezikojnë të heqin mundësinë për një përfaqësim më të madh në parlament./tvklan.al