“Vullneti i popullit të mishërohet me një kapitull të ri për Kosovën”
Kryeministri Edi Rama ka uruar fituesin e zgjedhjeve të Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje dhe të gjithë forcat e tjera politike pas votimeve të 14 Shkurtit.
Në një postim në Twitter, Rama uron që vullneti i popullit kosovar të mishërohet në një kapitull të ri për vendin, qeveri të qëndrueshëm, dialog konstruktiv ndërpartiak si dhe zhvillim ekonomik e social.
“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik dhe social”, shkruan Rama./tvklan.al
Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social🇽🇰
— Edi Rama (@ediramaal) February 15, 2021