Edhe pse është Reforma Zgjedhore për të cilën u harxhua më shumë kohë në të gjithë historinë e Parlamentit, pas 2 vjetësh të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për dështimin përfundimtar.
Pas socialistëve edhe demokratët do të dorëzojnë në Kuvend draftin me propozimet e tyre.
Gjasat janë të pakta që ndonjë nga dy dokumentet të miratohen. Edhe pse socialistët janë më pranë arritjes së 84 votave të nevojshme. Gjithsesi, për ta, nëse vota e emigrantëve nuk bëhet realitet në 2025 fajtorët e kanë një emër.
“Ata, sepse vijnë me propozime absurd”.
Por çfarë propozojnë demokratët për votën e emigrantëve?
“Të votojnë të gjithë. Pse vendoset kusht për një adresë të ligjshme? E kundërshtojmë në mënyrë absolute”.
Po Gjiknuri i kujton kolegut të tij demokrat se në draftin e PS për votën e emigrantëve është integruar mot a mo propozimi i vetë demokratëve depozituar në Kuvend në Dhjetor të 2013.
“Ka firmën e Gaz Bardhit. Si mund të mos ketë adresë? Kështu bëhet pis procesi”.
Për demokratët nëse në zgjedhje shkohet më këtë kod, pengohet rotacioni politik.
Për socialistët rotacioni nuk mund të ndodhë me parimin ‘ik ti se kam dëshirë unë të vij në pushtet’.
Afati i fundit kur Parlamenti duhet të mbyllte reformën është seanca e fundit e këtij sesioni.
Tv Klan