“Mos u mërzisni, mendoni për njerëzit që humbën të afërmit”.

Kështu shkruan një vajzë 7-vjeçare në letrën e saj për xhaxhain, i cili humbi shtëpinë në Kinetta si pasojë e zjarreve që përfshinë Greqinë ditët e fundit.

Vogëlushja kishte shkruar disa rreshta me fjali ngushëlluese dhe plot ngrohtësi drejtuar xhaxhait të saj, ku i tregtonte se ai nuk duhet të mërzitej, por të mendonte se shumë njerëz kanë vdekur dhe kanë humbur të afërmit e tyre.

“E di shumë mirë që ju keni vetëm një dhomë dhe kuzhinën. Do ta bëjmë pjesën tjetër dhe më të bukur. Mos u mërzisni, mendoni se kanë humbur jetë njerëzish”

, shkruante mes rreshtave vajza.

Me këtë letër e cila preku zemra e shumë njerëzve, ajo u përpoq të mbështeste xhaxhain e saj.

Zjarret përfshinë rajonet bregdetare në lindje të kryeqytetit grek, Athinës. Të paktën 86 persona, duke përfshirë familje me fëmijë, humbën jetën, ndërsa po përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve, si dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur.

/tvklan.al