Arrin të dallojë edhe qelizat e organeve
Pandemia e COVID-19 mund t’i japë një boom zhvillimit të mjekësisë, pasi po tërheq investimet e më të pasurve të globit. .
1.5 milionë euro ka dhënë themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja Priscilla Chan përmes fondacionit të tyre për zhvillimin e një teknike tepër të avancuar të tomografisë me rreze X. Bëhet fjalë për një skaner që ofron imazhe me rezolucion aq të lartë dhe të detajuar të organeve të njeriut sa mund të shohë deri tek qelizat.
Ky animim 3D i kryer me këtë lloj skaneri që është ende në faza zhvillimi tregon me detaje mushkërinë e një viktime të COVID-19ës. Me ngjyrën e verdhë shfaqen venat e dëmtuara nga koronavirusi që siç duket i kishte prekur më shumë se gjysmën e të dy mushkërive.
Skaneri arrin deri tek vena më e vogël dhe kjo mund të ndihmojnë shkencëtarët të identifikojnë më shpejtë dhe më me detaje avancimin e sëmundjes, duke u dhënë mundësinë ta frenojnë më shpejtë. Skaneri mund të ndihmojë në gjurmimin në fazat më të para të shumë sëmundjeve të tjera si kanceri.
Projekti po zhvillohet nga shkencëtarët e University College të Londres dhe Njësisë Evropiane të Rrezatimit me Sinkroton.
Tv Klan