Mesfushori Tijjani Reijnders zbuloi se do të rinovojë kontratën me Milanin. Në një intervistë të dhënë për “France Footbal”, holandezi deklaroi se është shumë i lumtur te kuqezinjtë.

Reijnders tha se qëllimi është të fitojë trofe me Milanin, ndërsa shtoi se “Topi i Artë” është një ëndërr.

“Qëllimi im më i madh është të fitoj sa më shumë trofe të mundshëm. Nëse luaj futboll, e bëj për ta shkruar emrin tim në librat e historisë. Shpresoj që kjo të jetë e mundur te Milani, me të cilin do të rinovoj kontratën time së shpejti.

Të jem një ditë kandidat për “Topin e Artë” është ëndërr, sepse tregon shumë. E gjitha do të varet nga paraqitjet e mia dhe nga trofetë që do të fitoj. Nëse vazhdoj të punoj fort për të qenë lojtari më i mirë i mundshëm në çdo ndeshje, të punoj fort për ekipin dhe të jem vendimtar, do të jetë e lehtë të nominohem për këtë çmim prestigjioz.

Milani është një klub i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në botë. Është nder të luaj këtu, sidomos kur e njeh historinë e holandezëve te Milani”, deklaroi Reijnders.

Mesfushori 26-vjeçar numëron shtatë gola të shënuar në Serinë A dhe dy asiste, ndërsa ka qenë vendimtar edhe në Champions League. /tvklan.al