Presidenti i Republikës Bujar Nishani ishte në Vlorë për të kremtuar 104 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Edhe pse nën reshjet e shiut, pas ngritjes së flamurit në sheshin me të njëjtin emër, presidenti bëri nderime edhe në monumentin e Ismail Qemalit.
Ndërsa urimet për këtë ditë historike presidenti i bëri në rrjetet sociale ku shkruan: “
Nder përjetë luftëtarëve dhe dëshmorëve të këtij procesi që bëri të mundur kalimin e shqiptarëve drejt modernitetit, kthimin e tyre në shtëpi, në gjirin e kontinentit që i përkasim që kur zë fill jeta, kthimin në familjen evropiane
”.
Mirënjohje për të gjithë themeluesit e shtetit shqiptar shprehu edhe kryeministri Rama, ndërsa ka uruar gëzuar ditën e pavarësisë.
Shqipëria u shpall e pavarur në Vlorë, më 28 nëntor 1912, nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër./tvklan.al