Këto pamje dëshmojnë pasojat e një vale të motit të keq që ka përfshirë ishujt grekë të Egjeut.
Dy persona humbën jetën në ishullin Limnos, në veri të Egjeut, atje ku reshjet e dendura të stuhisë së quajtur “Bora” shkaktuan fryrjen e lumenjve që dolën nga shtrati dhe përmbytën zonat e banuara përreth.
Natë e vështirë edhe për banorët e Rodosit, një tjetër ishull në jug të Egjeut, atje ku rrjedha e lumenjve të furishëm të dalë nga shtrati mori me vete dhjetëra automjete.
Vendasit thanë se kjo ishte situata më e vështirë në historinë e ishullit, pasi kurrë më parë nuk kishin përjetuar një katastrofë të tillë, gjithçka pasojë e ndryshimeve ekstreme klimatike të shkaktuara nga ngrohja globale. Ekipet e emergjencës janë në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
Tv Klan