Ardian Ismajli është gjithnjë e më pranë Napolit. Këtë e bëjnë të ditura mediat italiane, të cilat konfirmojnë se mes palëve është arritur akordi verbal.
Pavarësisht këtij fakti, kalimi i Ismajlit te Napoli pritet të realizohet vetëm në merkaton e verës.
Marrëdhëniet e mira që Aurelio de Lautentiis ka me Presidentin e Empolit kanë bërë që palët të bien në kompromis për shqiptarin.
28-vjeçari ka kontratë me Empolin deri në fund të këtij sezoni dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim, pasi edhe Inter e Juventusi kanë ndjek me interes mbrojtësin shqiptar.
Gjithsesi, duket se Empoli do të këmbëngul për të mbajtur Ismajlin deri në fund të sezonit aktual, pasi shihet si një element për të garantuar qëndrimin në elitën e futbollit italian edhe në edicionin e ardhshëm.
Ajo që mbetet për t’u parë është kosto që do i kushtojë Ismajli arkave të jugorëve. Në rast se nuk do të rinovojë në merkaton e Janarit, Ismajli do kalonte me parametra zero te Napoli.
Klan News