Ardian Ismajli e ka nisur mjaft mirë sezonin në qendër të mbrojtjes së Empolit. Futbollisti ka tërhequr vëmendjen e Napolit me paraqitjet e tij, me drejtuesit që e shikojnë si një përforcim të mirë për prapavijën. Menaxheri i tij, Serxhio Mezi, në një intervistë për Tribuna.com tregoi për kontaktet me të kaltrit.
Ai u shpreh se bisedimet mes palëve kanë një vit që kanë nisur dhe se mbrojtësi kuqezi mund të ishte transferuar në Napoli në janar. Por nisur nga fakti se marrëdhëniet mes dy presidentëve të klubeve janë të mira, gjasa ka që transferimi të kryhet.
Por ai hodhi poshtë se ka pasur bisedime për Interin dhe Juventusin. Agjenti i Ismajlit tha se trajneri i bardhezinjve Tiago Mota nuk e ka dashur atë kur ishte te Bolonja e duket se nuk ka ndryshuar mendim.
Ismajli iu propozua edhe Romës së Daniele de Rosit, por transferim nuk pati.
Për mbrojtësin kuqezi, e ardhmja mund të jetë edhe jashtë Italisë. Kjo pasi oferta për të ka pasur edhe nga Turqia e Arabia Saudite dhe sipas Mexit, Ismajli është gati që të pranojë të transferohet nëse përfitimet ekonomike janë të mëdha.
Klan News