Agjenti i Ardian Ismajlit ka pranuar se mbrojtësi është gjithnjë e më pranë Napolit. Në një intervistë për mediat italiane, Serxho Mezi ka pranuar se është në kontakte me kampionët e Serie A prej kohësh dhe në të ardhmen do të konkretizohen negociatat.

“Kam një vit që flas me Napolin. Ai mund t’u bashkohej atyre në Janar. Ne diskutuam për këtë me drejtorin dhe punuam për një transferim të tillë. Nuk e di nëse marrëveshja do të arrihet, por të dy presidentët janë miq, gjë që mund të ndihmojë në negociata. Ismajli u kërkua nga Bolonja kur trajner kishte Tiago Motën. Kam dyshime që do e synojë tani për ta marrë te Juventusi edhe nëse kërkojnë një qendërmbrojtës. Edhe Romës iu ofrua, por në atë kohë, De Rossi e cilësoi si jo gati për atë nivel”.

28-vjeçari ka kontratë me Empolin deri në fund të këtij sezoni dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim.

Empoli do të këmbëngul për të mbajtur Ismajlin deri në fund të sezonit aktual, pasi shihet si një element për të garantuar qëndrimin në elitën e futbollit italian edhe në edicionin e ardhshëm.

Ajo që mbetet për t’u parë është kosto që do i kushtojë Ismajli arkave të jugorëve. Në rast se nuk do të rinovojë në merkaton e Janarit, Ismajli do të kalonte me parametra zero te Napoli.

Klan News