Një 47-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht këtë të hënë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar.
Policia thotë se dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte. Për pasojë dëmtimet kanë qenë të shumta dhe ai nuk ka mbijetuar dot.
Megjithatë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./tvklan.al