Rreth 700 raste të reja me kancer të mushkërive evidentohen çdo vit në vendin tonë. Ky ishte edhe fokusi i Kongresit të 15-të Sëmundjeve Respiratore, i cili zhvilloi punimet këtë të premte në Durrës.
Mjekja pneumologe Silvana Bala, veçon si faktor kryesor të rritjes së sëmundjve tumorale të mushkërive, duhanpirjen dhe ndotjen e ajrit.
Silvana Bala, mjeke pneumologe: Nga viti në vit kemi një rritje me 50 raste më tepër nga viti i kaluar në këtë vit. Gjithmonë bëjmë një propagandë për t’u vizituar më herët.
Evidentimi në kohë do të shpëtonte jetën e këtyre pacientëve, ku gjithnjë e më shumë janë të rinj. Kanceri i mushkërive rezulton me vdekshmëri të lartë dhe vetëm vetëm 20% e rasteve të reja që dignostikohen mund të përfitojnë nga ndërhyrja kirurgjikale.
Fatmir Çaushi, mjek pneumolog: Nuk duhen neglizhuar simptomat. Një kollë e vazhdueshme pa një shkak. Sekrecione ndonjëherë hemoragjike që mund të shkaktohen si pasojë e kancerit, edhe këto janë një lloj alarmi.
Kongresi i Sëmundjeve Respiratore është kthyer në një traditë, me qëllim ndërgjegjësimin e popullatës. Pjesëmarrës janë mjekë nga Shqipëria dhe Kosova.
Klan News