Një fëmijë i vogël ka lënë përdoruesit e mediave sociale “në lot”, pas publikimit të letrës emocionuese që i ka shkruar babagjyshit të vitit të ri.
Në letrën e nisur për babagjyshin, djali i vogël hapet për seksualitetin e tij dhe pyet nëse Zoti dhe babagjyshi do të vazhdojnë ta duan atë.
Djali i quajtur Will nga SHBA, e ka nisur letrën e tij me postë në Polin e Veriut dhe që atëherë shkrimi tij është bërë viral në internet.
Në shënimin e shkruar me dorë, Will pyet babagjyshin nëse ai mbështet komunitetin LGBTQ dhe nëse ka mundësi të flasë me Zotin, ta pyesë atë të njëjtën gjë.
“A e mbështesni komunitetin LGBTQ dhe nëse mund të flisni me Zotin, mund t’i thuash se e dua, dhe nëse ai më do mua sepse jam homoseksual? Faleminderit,” është nënshkruar Will me mirësjellje.
Operacioni “Santa” i postës USPS, merr çdo fundvit letra të nisura për babagjyshin dhe i ndan ato në internet, duke lejuar individë dhe organizata të përmbushin dëshira të Krishtlindjes për fëmijët e vegjël.
Letra e Will e publikuar në Twitter ka fituar më shumë se 18,700 pëlqime dhe është mbushur me shpejtësi me komente plot emocione nga përdoruesit e rrjeteve sociale./tvklan.al