Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës të cilët dërgonin qytetarë në Gjermani nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve duke shfrytëzuar situatën e pandemisë së Covid-19.
Të arrestuarit kanë biznes privat një agjenci udhëtimi. Ata janë E.V. 34 vjeç, G.K. 44 vjeçe, K.Ç. 32 vjeçe dhe P.C. 37 vjeç.
Gjatë aksionit “Shtegtimi”, këta persona duke përfituar nga situata e pandemisë nëpërmjet kamuflimit për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e Bashkimt Europian, kanë përfituar shumën 600 Euro për person.
Destinacioni ka qenë kryesisht Gjermania. Policia thotë se ata kanë shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. /tvklan.al