Shqipëria duhet të kandidojë si vend kandidat për në Bashkimin Evropian brenda vitit 20008. Ky është konkluzioni me të cilin kanë ngritur ekspertët e institutit agjenda. Në një tryezë mbi kostot që prodhojnë vonesat në këtë drejtim u theksua se bashkimi evropian nuk e ndërmerr vetë iniciativën për të ftuar vendet të aplikojë, ndaj mbetet detyrë e këtyre të fundit të përshpejtojnë procesin.
Presidenti i nismës evropian për stabilitet Gerald Knaus solli eksperiencën e vendeve të tilla si Greqia dhe Spanja më vonë Bullgaria dhe Rumania të cilat procesi i Integrimit i gjeti me probleme të mëdha ekonomike dhe politike, por që anëtarësimi në Bashkimin Evropian solli për to ndryshime rrënjësore. Në këtë kontekst mbetet të vlerësohet dhe situata në të cilën ndodhet Kosova dhe Serbia.
Gerald Knaus: “Bashkimi Evropian nuk ka një strategji të qartë mbi atë që e quan prespektvë Evropianë për Kosovën. Po kështu Bashkimi Evropian ka një pozicion gati të dëshpëruar në raport me Serbinë për ta afruar këtë të fundit brenda gjirit të saj. Në këto kushte një aplikim i mundshëm i Shqipërisë nuk do të refuzohej nga unioni.”
Erion Veliaj në cilësinë e analistit të nismës evropiane tha se për procesin e integrimit nuk mund të ketë një plan B.
Erion Veliaj: “Themi që kandidatura e Shqipërisë ose aplikimi për kandidim është gjithashtu një përpjekje ambicioze e ambicies tonë por tu integruar për një jetë më të mirë dhe për të qenë pjesë e kësaj bashkësie të vlerave.”
Në tryezë u bë thirrje klasës politike shqiptare të mos humbasë shansin të përshpejtojë procedurat për anëtarësim në Bashkimin Evropian./tvkaln.al
Gazetare: Menada Zaimi