Specialistët e komisariatit të Policisë Nr 1, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të Ervin Osmani, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje, i cili u gjend në një parcelë të mbjellë me rreth 400 bimë të dyshuara “Cannabis Sattiva”
Sipas policisë parcelë ndodhej në një zonë të pyllëzuar në fshatin Fravesh, Njësia Administrative Bërzhitë dhe bimët u asgjesuan me anë të djegies.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”./tvklan.al