Sonte në “Opinion”, kreu i grupit të PD Gazment Bardhi duke iu referuar dokumenteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhënave të sistemit TIMS vijoi me akuzat e tij ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama si të përfshirë në çështjen e Xibrakës.

Teksa pati një reagim nga ky i fundit i cili mohoi të ketë ndonjë lidhje me rastin, edhe analisti Baton Haxhiu përshkroi shkurtimisht Olsi Ramën për aq sa e njeh. Sipas Haxhiut, të akuzosh një njeri të tillë si të lidhur me drogën është njësoj si “të shmangësh të gjitha njohjet reale të njohjes brenda qytetit”.


Baton Haxhiu i drejtohet Gazment Bardhit: Meqënëse më pyete se çfarë mendoj për Olsin, atëherë po ta them. Nga njohjet që unë kam, e besoj që nuk gaboj në shijen dhe perceptimin tim, por edhe në faktet…Unë mendoj që Olsi Rama është hedonist, i përkryer dhe nuk ka lidhje fare si personalitet me këto gjëra. Domethënë nëse do me ta thënë në gjuhën e vrazhdtë, ai ka dy kënaqësi në jetë sa unë e njoh kështu…Një kënaqësi e ka futbollin dhe kënaqësinë tjetër e ka atë që të gjithë e kanë.

Blendi Fevziu: Kush është kjo që e kanë të gjithë Baton?

Baton Haxhiu: Po edhe zoti Gazi e ka përshembull, është një pjesë e këtij hedonizmi dhe ta lidhësh Olsi Ramën me drogën dhe Xibrakën është të shmangësh të gjitha njohjet reale të njohjes brenda qytetit./tvklan.al