Akademia e Arteve çeli stinën koncertore të vjeshtës 2009-2010 me një koncert instrumental trio u luajtën bashkë pedagogë të fakultetit të muzikës si pianistja Kristina Petrollari Laço, violonçelistja Dorina Laro dhe ish-studenti nga Kosova, Blerim Emerllahu.

Në këtë mbrëmje që pasqyroi jo vetëm jetën koncertore të fakultetit, por edhe si një shtysë nxitëse për pjesëmarrjen e studentëve në këto evenimente të akademisë u luajtën veprat më të spikatura për formacionin trio piano-violinçel-klarinetë.

Repertori i veçantë i ndërthurur midis stilit klasik të Bet’hoven dhe veprave romantike të Bruch dhe Glinka shënuan koncertin e dytë të kësaj trioje, pas atij të mbajtur për publikun e Prishtinës dhe që do të ndiqet nga një tjetër për publikun e Shkupit.

Artdashësit e përhershëm të muzikës klasike e kanë pritur me duartrokitje ekzekutimin plot finesë të artistëve instrumentistë./tvklan.al