Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur nga një aksident i ndodhur në rrugën nga Pogradeci për në një zonë të thellë të Librazhdit. Autobusi është rrëzuar në vendin e quajtur “Mulliri i Muços”, në afërsi të fshatit Katjel, 65 km larg Elbasanit, i cili ka rënë në humnerë.

Autobusi prej 27 vetash ka qenë i mbushur jo vetëm me arsimtarë, por edhe me udhëtarë të rastit. Banorë të rastësishëm kanë dhënë ndihmën e parë. Sipas doktorit Mehmet Karriqi, 27 të plagosurit janë paraqitur në fillim në spitalin e Përrenjasit, ku më pas janë përcjellë për në spitalet e Pogradecit, Librazhdit, Elbasanit dhe një në Tiranë.

Dy persona janë të vdekur, ndërsa një 39 vjeçare e plagosur A.T. inspektore e arsimit ka mbetur e plagosur dhe po trajtohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mjekët shprehen, se ka dëmtime në pjesën e trurit. Pas ekzaminimeve të radiologjisë dhe EKO-s, pritet që skaneri të jetë ai që do të vlerësojë shkallën e dëmtimit.

Mjeku Mehmet Karriqi:- “Shembjet më të mëdha i ka aluzionet cerebrale të trurit, se dhe komunikimi është me vështirësi, nuk reagon ndaj ngacmimeve, nuk përgjigjet ndaj pyetjeve dhe nuk mban mend si ka ndodh ngjarja”.

Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se autobusi ishte zëvendësues i atij që transportonte përherë arsimtarët. Personi që drejtonte autobusin ishte një djalë i ri, ndërsa i ati i tij shofer qëndronte si udhëtar i zakonshëm. Në Spitalin Ushtarak, arsimtaren e plagosur e ka vizituar Ministri i Arsimit, zv/ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i zonës.

Luan Memushaj:- “Të gjithë mësuesit e tjerë që udhëtonin me autobus janë kthyer shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre dhe kanë marrë mjekimin nga spitali. Asnjë mësues në këtë orë që po flasim, nuk është në regjim spitalor”.

Kështu ka filluar menjëherë procesi hetimor ndaj shoferit, i cili është larguar në drejtim të paditur./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti