Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Gramsh në afërsi të fshatit Qerret.

Sipas gazetarit të Klan News në Gramsh, Fatos Salliu, 1 person ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur. Këta të fundit janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Viktima që ndërroi jetë në vendngjarje është një 50-vjeçar.

Në aksident u përfshinë dy automjete, Benz dhe Opel.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë së Gramshit:

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, shtë përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al