Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabë.
Drejtuesi i kamionit të pastrimit të Laçit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përmbysur në anë të rrugës. Shoferi ka marrë lëndime të lehta, por pa rrezik për jetën.
Sipas asaj që ka mësuar korrespondenti i Klan News, Martin Marku, kamioni i mbushur plot me mbeturina ishte nisur në drejtim të landfillit të Bushatit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit nga i cili u krijua dhe trafik i rënduar automjetesh./tvklan.al