Një rikthim plot 20 vjet pas koncertit te pare ne Shqipërinë e izoluar komuniste.

Ky përvjetor e ka sjelle serish ne Tirane këngëtarin e famshëm italian, Al Bano Carrisi, i cili u ka kushtuar shqiptareve një koncert me këngët e tij me te suksesshme, qe ngritën ne këmbë tere publikun e Teatrit te Operës.

Al Bano Carrisi: “M’u duk sikur isha ne një familje te madhe dhe kënga nuk ish vetëm ajo qe këndoja unë, por edhe ajo qe ata këndonin pas meje. Një transmetim i bukur i mendimit përmes zërit dhe teksteve qe ky publik i njeh se thelli. Kane kaluar plot 20 vjet prej koncertit tim te pare ne Shqipëri, e kujtoj qe atmosfera ishte krejt ndryshe.”

Ci sara, Nostaligia Canaglia, Volare e Domeniko Modunjos, Ave Maria e Bach emocionuan tere publikun, te cilit i ishte bashkuar edhe kreu i shtetit, qe pak muaj me pare i dorëzoi këngëtarit titullin e larte “Nene Tereza”, këngë te cilat 20 vjet me pare bene te ngrihet peshe një Tirane të tere ne zgrip te izolimit.

Al Bano Carrisi: “Kujtoj që në dy koncertet atmosfera ishte e ndryshme. Ne Pallatin e Kongreseve ndihej nervozizmi, por edhe dëshira e mjaft te tjerëve, qe me thonin “Vazhdo, se është shume bukur, ndërsa ne stadiumin Qemal Stafa, një dite me vone pati një shpërthim te vërtetë. Aty kuptova se diçka po ndryshonte ne Shqipëri.”

Për adhuruesit e tij të vjetër, por edhe ata më të rinj erdhën hitet e njohura te Al Banos, ne një interpretim te mrekullueshëm me zërin aq te veçante,  qe këngëtari italian e ruan edhe sot ne moshën 65-vjeçare, kur karriera e tij ecën me prurje te reja.

Al Bano Carrisi: “Ne fakt me ndodh te nxjerr edhe tre albume ne vit, se njeri shkon ne Spanje, tjetri ne France, Rusi, kështu qe punoj shume pasi kam vendosur qe deri ne moshën 70-vjeçare te punoj fort, me pas do punoj me qete për t’i lënë te pushojnë paksa kordat e zërit, se kam mese 40 vjet qe e keqtrajtoj duke mos bere kurrë një periudhe pushimi.”

Dhe ishte pikërisht kjo këngë qe u erdhi aq për shtat shqiptareve 20 vjet me parë.

Përgjatë dy orëve te koncertit, që do të transmetohet në ditët në vijim në TV Klan, ndihej një lidhje e forte mes publikut dhe këngëtarit italian, qe duket se ne Shqipëri ka shume adhurues edhe për një fakt tjetër.

Al Bano Carrisi: “Kur vij këtu ka diçka ne ajër, ka një atmosfere qe me bën te ndihem mire, është një lidhje shume e thelle, pasi Shqipërinë e kam njohur gjithnjë përmes rrëfimeve dhe besoj se te parin udhëtim mendor e kam bere me këtë vend, fale rrëfimeve të të shtrenjtit tim At Don Karmelos, qe me siguri po na dëgjon tani, nga lart.”/tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani