Aldo Bumçi: “Edi Rama ka shitur 1310 metra katrorë pronë publike në qendër të Tiranës, në zemër të Tiranës kur me dokumente zyrtare faktohet qe bashkia nuk është pronare e as edhe një centimetri të vetëm tokë. Këtu janë dokumentet, kontrata e shitjes së bashkisë, përgjigja nga hipoteka qe prona është tokë-shtet. Edi Rama ka tjetërsuar një pronë publike kundër çdo akti dhe norme ligjore, çfarë është një akt i shëmtuar që dënohet jo vetëm moralisht, por edhe penalisht. Të shesësh një pronë në mes të Tiranës, në zemër të Tiranës me 12 mijë lekë metrin katror, ku çmimi këtu është të paktën 2 mijë euro metrin katror tregon qartë se kemi të bëjmë me një akt të pastër vjedhje. Kjo është vjedhje, ky është një veprim prej banditi i kryetarit të bashkisë dhe një klani të ngushtë afër tij që kanë si parim të qeverisjes të vjedhin ç’të mundin në Tiranë. Ky është një shembull më shumë i kësaj qeverisje të babëzitur. Në krye të bashkisë së Tiranës kemi një hajdut të babëzitur, i cili kujton se Tirana është çifligu i tij”./tvklan.al