Socialistët kanë marrë mbështetjen e aleatëve të koalicionit Aleanca për Shtetin për takimin e nesërm paraprak mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Ruçi, Malaj e Dokle do të kenë përballë Boden, Gjanan e Topallin në përpjekje për të realizuar kompromisin mes kryetarëve të partive demokratike për procesin e përgatitjes së ashpër elektoral.
Vetë sekretari i përgjithshëm Ruçi është përpjekur t’a mbajë sekret për gazetarët këtë takim. Ndërkohë takimin pozitë-opozitë e ka konfirmuar Melo dhe Imami./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame