Lajme Arkiva 2003

Sukseset e diplomacisë nuk mund të maten me vizita zyrtare të përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme nëpër botë. Kështu ju është drejtuar presidenti i republikës Alfred Moisiu përfaqësuesve të diplomacisë shqiptare, gjatë takimit vetor të ambasadorëve që kanë nisur sot në Ministrinë e Jashtme.

Alfred Moisiu: Analizat që bëhen në Ministrinë e Punëve të Jashtme ose të ambasadave tona në botë, ligji mund të jetë shifër relativiteteve me protokolle të lartë. Por do të theksoj këtu se nuk do të ishte e drejtë dhe nuk mundet që të ndalemi thjesht te numri i vizitave zyrtare apo pjesëmarrjeve në aktivitete. Në qoftë se ne nuk shikojmë rezultatet konkrete të tyre dhe atë që është vërtet sukses në punën tuaj.

Presidenti Moisiu ju ka kujtuar diplomatëve shqiptar rolin kryesor që ata kanë në krijimin e imazhit të Shqipërisë nëpër botë.

Alfred Moisiu: Cilësia e punës në ambasadë nuk mundet dhe nuk duhet të matet me udhëtimet e ambasadorit apo punonjësve të administratës. Bazat e realizimit të tyre janë arritjet në realizimin e lëvizjeve konkrete diplomatike në sferat e përcaktuara. Të gjitha punët dhe arritjet në raportet rajonale në drejtimin euroatlantik  kurrsesi nuk duhet lënë mënjanë ecuria e marrëdhënieve dy paleshe sidomos me vendet perëndimore. Këto marrëdhënie mund të themi se nuk kanë qenë në nivelin e dëshiruar.

Presidenti është ndalur edhe në debatet e fundit të lindura me unionin Serbi- Mal i zi, pas deklaratës së ministrit të mbrojtjes Pandeli Majko.

Alfred Moisiu: Ne kemi qenë dhe jemi për miqësi dhe bashkëpunim të gjithanshëm me të gjitha vendet rajonale duke e përfshirë dhe Serbinë dhe Malin e Zi. Ky përcaktim nuk na pengon të jemi po kaq të vendosur kundrejt projekteve destabilizuese dhe provokuese të disa politikanëve në renimishenca të së kaluarës.

Moisiu i ka kërkuar ndër të tjerëve ambasadorëve një përkujdesje të veçantë për emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit tonë.

Është koha të kuptojmë se shteti shqiptar dhe sidomos diplomacia duhet të përmirësoj rrënjësisht kursin e politikës tradicionale ndaj kësaj drejtorie.

Edhe zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme Hajdaraga që ka drejtuar takimin e diplomatëve shqiptarë ka kërkuar më tepër përkujdesje për atë pjesë të popullatës që jeton jashtë kufijve të vendit.

Luan Hajdaraga: Do të ishte në nderin dhe në interesin tonë kombëtar që ne të kishim një strategji të qartë dhe mekanizmat e duhura për trajtimin sa më dinjitoze të kësaj diaspore e cila është jo vetëm një urë lidhëse në vendet ku ata jetojnë, por para së gjithash një burim tepër i rëndësishëm të ardhurash, pasi për shkak të punës së tyre kanë akumuluar jo pak kapitale financiare.

Takimi i ambasadorëve do të zgjasë tre ditë dhe në të do të diskutohen probleme të ndryshme që ndesh diplomacia shqiptare./tvklan.al