Altin Goxhaj: “Ju paraqes sot falsifikimin më të fundit të dokumentacionit. Kjo është kërkesa e paraqitur pranë KQZ-së nga Koalicioni Shoqata Vëzhguese Vendor. Marjol Spaho, është paraqitur si vëzhgues i “Mjaft”. Ky emër është drejtuesi kryesor i G99 në Durrës, ky është organizatori kryesor i kësaj organizate. Këtu kemi një emër tjetër Blendi Dibra, organizatori kryesor i G99 në Shkodër. Këtu kemi një emër tjetër Kleudjo Hyseni, një nga aktivistët kryesor të G99-s. Dhe këtu kemi Aldo Merkoçin, një nga aktivistët kryesor të G99-së. Këto janë emrat e paraqitura në KQZ nga “Mjaft”, ju i shikoni falsifikimin e dokumentacionit. Këtu thuhet kërkesë KQZ shoqata për kulturë demokratike, pra kanë fshehur emrin Mjaft dhe kanë sjellë shoqatë kulturë demokratike”./tvklan.al