Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ambasada gjermane në Tiranë ka organizuar një takim me prindërit dhe të afërmit e 600 ushtarëve shqiptarë, të cilët po trajnohen pranë kontinentit ushtarak gjerman në Bosnje. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Majko, gjeneralë të ushtrisë shqiptare dhe asaj gjermane, shefi i kontingjentit gjerman të vendosur në Sarajevo etj.
Udhtarët shqiptarë po bëjnë një punë të shkëlqyer në Bosnje dhe për këtë arsye shumë prej tyre do të nderohen menjëherë pas këtij misioni me grada më të larta, tha në fjalën e tij ambasadori Hans Peter Annen. Mbi të gjitha unë jam i gëzuar që jam i pari, që iniciojë një takim me prindërit e të gjithë atyre djemve të cilët po bëjnë një punë t mrekullueshme.
Prindërit e 600 ushtarëve shqiptarë kanë mbërritur në kët takim me ambasadorin dhe ministrin Majko, pothuajse nga të gjithë qytetet e Shqipërisë. Ata janë mjaft të kënaqur që djemtë e tyre po trajnohen nga ushtria gjermane. Edhe ministri Majko ka përshëndetur të pranishmit dhe ka vlerësuar mbështetjen që ushtria gjermane i ka dhënë gjithmonë ushtrisë shqiptare./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora