Organizata botërore Amnesty International ka tërhequr operacionin e saj nga India. Organizata në një njoftim bën me dije se qeveria e Indisë e ka sulmuar dhe e akuzon për “gjueti shtrigash”.

Amnesty shton se llogaritë e saj bankare janë ngrirë dhe është detyruar të tërheqë stafin dhe të pezullojë të gjithë fushatën e saj dhe punën kërkimore.

Ne po përballemi me një situatë mjaft të paparë në Indi. Amnesty International India ka qenë duke u përballur me sulme dhe ngacmime në mënyrë shumë sistematike,” i tha Rajat Khosla, drejtori i lartë i grupit i kërkimit.

Më tej zyrtarët thonë se qeveria nuk u është përgjigjur pyetjeve që ata kanë ngritur që pas hetimeve për trazirat në Dehli. Amnesty në muajin korrik në një raport akuzonte policinë se kishte shkelur të drejtat e njeriut për dhunën e ushtruar gjatë protestave.

Policia ka mohuar të gjitha akuzat, por organizata ka kërkuar lirimin e të gjithë udhëheqësve politikë, aktivistëve dhe gazetarëve. Amnesty International thotë se problemet e fundit në Indi kanë bërë që ata të tërheqin misionin e tyre dhe kërkojnë që qeveria të bëj hapa pas./tvklan.al