Sipas Amnesty International mbi myslimanët në shtetin e Rohingya-s po kryhet “spastrim etnik”. Organizata shprehet se ka prova të qarta që janë marrë nga dëshmitarë okularë, imazhe satelitore apo fotografi dhe video nga terreni që tregojnë se është nisur një fushatë për largimin e myslimanëve të Rohingya-s nga Mianmari.

“Provat janë të qarta, forcat e sigurisë të Mianmarit janë vendosur në veri të shtetit Rakhine dhe kanë drejtuar një fushatë kundër popullit të Rohingya-s për t’i larguar nga Mianmari. Është e qartë se kemi të bëjmë me një spastrim etnik”,

 tha drejtoresha për krizat në Amnesty International, Tirana Hassan.

Amnesty International ka zbuluar të paktën 80 qendra zjarri të mëdha në zona të banuara përreth shtetit Rokhine që nga 25 gushti.

Autoritetet e Mianmarit e kanë mohuar që forcat e sigurisë të jenë përgjegjëse për djegiet e shtëpive në Rohingya.

Hassan u shpreh gjithashtu se ka ardhur koha që të ketë një reagim nga komuniteti ndërkombëtar që t’i japë zgjidhje kësaj situate.

“Është koha që komuniteti ndërkombëtar të zgjohet dhe të shikojë makthin që po kalojnë njerëzit atje. Provat tregojnë që këto sulme janë të koordinuara drejt këtyre personave. Duhet të ketë më shumë presion mbi lideren de facto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe liderit ushtarak atje që t’i japin fund dhunës,”

shtoi Tirana Hassan.

Pas pak ditësh, çështja e Mianmarit do të diskutohet në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara./tvklan.al