Abonentëve debitorë të Korporatës Elektroenergjitike nuk do t’u falen kamatëvonesat të paktën deri në muajin dhjetor të këtij viti. Kreu i sistemit të shpërndarjes Sahit Dollapi, ka deklaruar gjatë analizës 6 mujore të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, se korporata nuk ka miratuar propozimin e ministrit të energjetikës në faljen e kamatëvonesave. Sipas tij ngrirja e tyre përfshin vetëm abonentët familjarë dhe jo subjektet private.
Sahit Dollapi: “I kemi propozuar Ministrisë së Financave ngrirjen e kamatëvonesave jo faljen. Përsa i përket propozimit të deklarimit të ministrit zotit Ruli, unë do të sqaroj që me ato që është biseduar përsa i përket kompanisë është një propozim i cili do një afat kohorë më të gjatë dhe këto nistanca të tjera më të larta qeveria dhe parlamenti që marrin një vendim të tillë”.
Analiza 6 mujore e punës së sistemit të shpërndarjes në qytetin veriorë e shoqëruar dhe me aksionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë. Sipas Dollapit Shkodra ka një rritje të ndjeshme të nivelit të arkëtimeve çka do të sigurojë dhe më shumë energji për qytetarët./tvklan.al
Gazetar: Simon Shkreli