Anglia është kombëtarja me vlerën më të lartë në Euro 2024 që luhet në Gjermani.“Tre Luanët”, kapin vlerën e përgjithshme të 1.52 miliardë eurove dhe shihen si një ndër favoritët për të fituar turneun në fund.

Në vendin e dytë vjen Franca, me vlerë prej 1.23 miliardë eurosh. Portugalia, një kombëtare që gjithashtu shihet si favorite, kap vlerën prej 1 miliard eurosh.

Pesë vendet e para plotësoshen nga Spanja me 965 milionë euro dhe Gjermania organizatore me 831 milionë euro.

Shqipëria, që gjithashtu merr pjesë në këtë turne, ka një vlerë prej 111.6 milionë eurosh dhe renditet e parafundit. Lojtari më i shtrenjtë është Armando Broja me 22 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Asllani me 18 milionë euro dhe Ernest Muçi me 13 milionë euro.

Sa i përket rivalëve të Shqipërisë në Euro 2024, Italia ka vlerën më të lartë pas Spanjës, me 705 milionë euro dhe Kroacia më 327 milionë euro.

Të gjitha ndeshjet e Kampionatit Europian, mund t’i ndiqni ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan. / tvklan.al