Ingrid është konkurrentja që la përfundimisht garën e “X Factor” në Tv Klan javën që lamë pas. Sot, Ingrid i është bashkuar emisionit “Jo vetëm modë”, ku ka treguar për përditshmërinë e saj si dhe shumë të pathëna nga spektakli i muzikës. Me nga një fjali, ajo përshkruan dhe shokët e skuadrës.

“Borana ka një paraqitje fiks për televizion dhe është shumë “cutie”. Ambra është timbri më i veçantë i këtij edicioni për mendimin tim. Franko është uragani dhe të gjithë e njohin si të tillë. Jet e kam cilësuar gjithmonë si amerikan.”

Ingrid ka bërë edhe disa parashikime se kush është më i rrezikuari për t’u larguar këtë javë, ndërsa ka cilësuar se kush mund të shkojë në finale dhe kush mund të fitojë.

“Mendoj që do të eliminohet Anisa këtë javë sepse këto javët e fundit nuk ka qenë “on top”. Në finale janë 3 finalista: Shoh Jet, Alis dhe personi i tretë nuk e di se kush mund të jetë. Fitues shoh njërin nga këto të dy, por unë do të doja që Grupi Mix të fitonte, kështu që unë shikoj Jet fitues.”

/tvklan.al