Lajme Arkiva – TV Klan 2004
“La prueba de la tierra”, Prova e Tokës është Antologjia e botuar në shqip dhe spanjisht nga përkthyesi i njohur Ramon Sanchez Lizarralde. Përkthyesi i disa veprave të autorëve të mëdhenj shqiptarë, si Ismail kadare, Mitrush Kuteli, Mimoza Ahmetaj etj.
I frymëzuar nga poezitë e tre talenteve të spikatur të pas viteve 90, Agron Tufa, Ervin Hatibi dhe Gentian Çoçoli, vendosi të realizojë një antologji me disa nga poezitë më të mira të tre poetëve shqiptarë. “Prova e Tokës” është titulli i një poezie të poetit Tufa, i cili mendon se kjo antologji do të jetë një provë e mirë shqiptare dhe në tokën spanjolle.
Agron Tufa: “Unë besoj që ai ka zgjedhur simbolikisht, sepse komunikimi kultural me poezinë është në radhë të parë njohja, jo në kuptimin gjeografik, ekzotik, por është vërtetë prova që jep një truall, si të thuash, gjithë origjinalitetin që përfshin në vetvete, me gjithë atë plazmë supersticioni që mbart etnopsikika, ose psikika nacionale e një letërsie”.
Gjithçka ka qenë një zgjedhje e vetë përkthyesit Lizarraldi, i cili ka zgjedhur sipas shijeve të tij poezitë e tre poetëve./tvklan.al
Gazetare: Mira Kazhani