U dënua me 20 vite burg për një atentat me snajper
Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga burgu Ergys Kolaverin, i dënuar me 20 vite burg për atentatin me snajper ndaj Gazmir Dacit. Kolaveri ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por Apeli ka vendosur ditën e sotme lirimin e tij nga qelia.
Në 30 Korrik të 2016-s, një atentat me snajper iu bë Gazmir Dacit në ambientet e brendshme të burgut të Vaqarrit. Daci ishte duke dalë në ambientet e jashtme të burgut, kur është qëlluar me snajper nga një kodër aty pranë.
Plumbi nuk kapi Dacin, por një të dënuar nga Kosova. Atentati dyshohet të jetë bërë për motive hakmarrje, pasi Daci vrau Gazmir Kolaverin dhe plagosi Robert Kolaverin, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit.
Tv Klan