Kryeministri Edi Rama është takuar me ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranës këtë të mërkurë.
Ky i fundit i ka dorëzuar kreut të qeverisë një ftesa nga Princi i Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve.
Por bashkë me ftesën, Princi i Kurorës i ka sjellë kryeministrit edhe një tunikë, të cilën ai nuk ka ngurruar që ta veshë në shenjë falënderimi.
“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale./tvklan.al