Arabia Saudite ka nisur punën dhe përgatitjet, për Botërorin e vitit 2034. Sauditët po investojnë sa i përket stadiumeve, për të pritur eventin madhor dhe më të rëndësishëm në rang kombëtaresh.
Në vitin 2029, Arabia Saudite do të ketë gati një nga stadiumet më të bukur në botë, ose ndoshta më të bukurin.
Studio “Populous”, është shpallur fituese, për ndërtimin e stadiumit të ri me 92 mijë vende. “King Salman” në Riad, do të jetë stadiumi më i madh në Arabinë Saudite.
Stadiumi, do të ketë edhe disa pishina të përmasave olimpike, por jo vetëm. Ndër të tjera, përfshihen edhe një sallë pritjeje, rreth 2,500 vende parkimi.
Projekti përfshin gjithashtu objekte tregtare, fusha futbolli, një zonë tifozësh dhe një stadium me një pistë atletike.
Ndërtimi i stadiumit, është në kuadër të përgatitjeve për Botërorin e vitit 2034, që pritet të mbahet në Arabinë Saudite. /tvklan.al