Shpall publikisht fejesën me një agjent të pasurive të paluajtshme

Me mbylljen e këtij viti të vështirë, këngëtarja e famshme Ariana Grande i ka dhënë fund edhe beqarisë, për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj.

Përmes një fotoje me unazë fejese në gisht, të publikuar në Instagram, ajo ka njofuar publikisht fejesën me agjentin e pasurive të patundshme Dalton Gomez.

“Përgjithmonë dhe më shumë se aq”, shkruan Ariana Grande në përshkrimin e fotos, që u pushtua nga urimet.

Jo pak herë, 27-vjeçarja ka qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhëniet me meshkuj të famshëm, por me Dalton Gomesin jo shumë të njohur publikisht pritet të jetë ndryshe.

Çifti është bashkë prej më pak se një viti dhe aktualisht po jetojnë në shtëpinë e këngëtares në Los Angeles.

Ariana po i gëzohet edhe suksesit të albumit të saj të gjashtë Positions, i cili në Nëntor qëndroi në krye të listave në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Këngëtarja ka qenë e fejuar me komedianin dhe aktorin amerikan Pite Devidson, por ata i dhanë fund lidhjes në 2018.

Tv Klan