Marina Vjollca pyeti specialistët e futbollit të ftuar në emisionin “Kampionët” në lidhje me trajnetin tonë karizmatik, Silvinjo.

Alban Bushi: Ai është i ri në këtë zanat. Më shume dëshirë dhe qëllim për të arritur majat. Këtë e tregon me punë. E ka marë Shqipërinë në një moment të mirë, nga më të mirët që ka pas kombëtarja, në cilësi dhe sasi. Sigurisht janë për tu falënderuar dhe trajnerët e mëparshëm. Shqipëria kishte lojtarë me eksperiencë kur e mori Silvinjo. Tani kemi dhe kushte të mira, stadium, infrastrukturë. Udhëtimet tona janë me charter. Ka shumë gjëra positive që ka sot kombëtarja jonë. Vetë Silvinjo është gjithnjë në lëvizje, në udhëtime të shumta. Silvinjo e ka merituar gjithçka, e ka fituar me punë. Ai e përballon mirë presionin për shkak të karrierës së suksesshme si futbollist.

Arjan Peço përveç anës sportive, ka theksuar dhe aspekte të tjera të trajnerit tone.

Arjan Peço: Nuk ka rezultat, nuk vjen rezultati në futboll se ku jeton trajneri. Por Silvinjo është një komunikator i shkëlqyer dhe jetesa në Tiranë është një arritje shumë e mirë dhe inteligjente nga ana e tij. U ka prekur telat shqiptarëve. Jetesa në Shqipëri është një gjetje shumë e mirë nga Silvinjo, për mesazhin që përcjell.

Nga ana rezultative kur Silvinjo e mori ekipin ishte në një situatë jo fort të mirë. Po ai bëri zgjedhje të zgjuara, ndryshoi skemën e formacionit dhe zgjodhi lojtar të tij, psh Asanin. E dimë tashmë që Asani ishte një nga protagonistët kryesorë për sa i përket kualifikimit tonë në europian. Silvinjo është trajneri i duhur.

/tvklan.al