E ardhmja e Armando Brojës mbetet ende e paqartë. Të shumta janë aludimet që e shikojnë larg Chelsea, teksa mediat angleze konfirmojnë se vetëm një ofertë e mirë do të shtynte “blutë” për ta shitur.
Emri i Brojës gjendet në listën për tu larguar, së bashku me Fofana dhe Casadei. Është e paqartë se cilat oferta do të konsideroheshin të pranueshme, por Broja ka tërhequr interes nga Everton dhe Milan, ndërsa Fiorentina po monitoron situatën e Casadeit.
Londinezët kanë organikë tepër të pasur në dispozicion dhe shitja e tre futbollistëve do të shërbente edhe për të ndikuar në arkat e klubit. Rreziku nga Fair Play Financiar është tremb jo pak skuadrën angleze e cila vlerëson kartonin e Brojës për rreth 30 milionë euro.
Huazimi shihet si opsion më pak i mundshëm duke parë edhe rendimentin jo shumë të mirë të sulmuesit shqiptar në muajit e fundit. Gjithashtu, lojtarë të Chelsea janë të shumtë në skuadrat e tjera dhe do të preferohej shitja përfundimtare e kartonit të Brojës.
Klan News