Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka telefonuar kryetarin e SPAK, Arben Kraja, këtë të premte pas arrestimeve të bujshme të enjten ku në pranga ra edhe gjykatësja e Krujës, Enkeleida Hoxha.
Mësohet se Kim ka falenderuar dhe inkurajuar hetimet e SPAK. Ndërkohë ajo shton se Reforma në Drejtësi po jep rezultate.
“E takova Arben Krajen para 1 viti. E telefonova sot për ta falënderuar dhe inkurajuar për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e thjeshtë, e shpejtë apo e përkryer, por po shohim rezultate. Vazhdojmë përpara së bashku-hap pas hapi”, shkruan Kim./tvklan.al