Gazetari Ferdinand Dervishi mendon se skena e arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta nuk ishte e duhura.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetari Dervishi theksoi se në pamjet e publikuara në media nuk u pa në asnjë moment që agjentët e Forcave Operacionale t’i tregonin Ilir Metës urdhrin e gjykatës për masën e sigurisë “arrest në burg”.
“Ilir Meta kishte të drejtë të mos bindej menjëherë. Ne e pamë videon në disa kënde. Nuk pamë një urdhër gjykate që t’i tregohej Ilir Metës. Kur të vijnë njerëz që nuk e kanë përpara mbishkrimin policia dhe të thonë që do të arrestojmë se ka një urdhër gjykate, ma trego! Ku e kanë? Nuk e kanë. Ky është problemi”, u shpreh Ferdinand Dervishi.
Ilir Meta u arrestua mesditën e së hënës me urdhër të SPAK për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
/tvklan.al