Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje edhe arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Gazeta e njohur italiane “La Repubblica” shkruan se ai është vënë në pranga me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit në kuadër të një hetimi që po vazhdon për pasurinë e tij.

“Assosiated Press” shkruan se Meta ka qenë kundërshtar i qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe e ka akuzuar atë shpesh për përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e veta.

Edhe prestigjozja “The Independent” pasqyron lajmin e arrestimit të 55-vjeçarit ndërsa fokusohet tek karrierra e tij e gjatë politike.

Ajo shkruan se Meta ka shërbyer në postet më të larta në Shqipëri si President, Kryeministër dhe ministër i Jashtëm.

Nga ana tjetër rrjeti i njohur amerikan “Abc News” duke ju referuar mediave tonë përshkruan momentin kur Meta merret nga automjeti i tij nga forcat e policisë kur po kthehej nga Kosova.

Klan News