Avokati Genc Gjokutaj në një konferencë për mediat, është shprehur se arrestimi i ish-Presidentit Ilir Meta është një goditje politike në prag të zgjedhjeve.

Gjokutaj thekson se tashmë ka rënë sistemi i drejtësisë dhe kjo është vërtetuar me arrestimin e Metës ditën e sotme. Avokati tha se nuk ka asnjë provë që implikon Ilir Metën në çështjen për të cilën akuzohet.

Genc Gjokutaj: Një pjesë të mirë e ezuroi zoti Blushi. Doja tu tërhiqja vëmendjen ju shtypit dhe opinionit publik sepse duhet ta kuptoni që është i njëjti trajtim jo ligjor i liderëve të opozitës. Keni parasysh që goditja e parë zotit Meta i është dhënë në pozicionin e Presidentit të Republikës me akte të falsifikuara. E gjithë kjo është eleminimi politik i tij si një pengesë e madhe për rilindjen dhe mazhorancën. Sot merret me një çështje penale që është një çështje e gjykuar që zoti Meta ka dhënë sqarime të hollësishme. Nuk ka asnjë provë që ta implikojë zotin Meta. Kjo është një e vërtetë që do të referohet edhe në aktet e dosjes sepse aktet aty janë. Një çështje e gjykuar nga një kallëzues që ka dhënë ose dëshmi të rremë ose kallëzim të rremë dhe përpara SPAK nuk ka qenë identik në rrëfimin e tij dhe në të dyja rastet zoti Meta nuk implikohet. Kjo është një goditje pastërtisht politike në prag të zgjedhjeve dhe kjo është dritë dielli dhe për më tepër duke u drejtuar nga drejtuesi i saj Altin Dumani që ka konflikt interesi në këtë çështje. Ai nuk mund të jetë hetuesi i kësaj çështje. Në këto raste këto janë ato elementet që e bëjnë këtë proces jo të rregullt ligjor.

Cili është qëllimi, qëllimi është politik dhe aspak ligjor. Goditja po të ishte do të ishte në fillim kur çështja filloi. Përse nuk është vepruar. Po se çfarë qëndron pas këtij arresti nuk e thonë. Kemi të bëjmë me një strukturë që duhet të ishte ligjore dhe veprën e korrupsionit nuk ngurojnë të thonë që korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin.

Ka rënë sistemi i drejtësisë dhe rënia e sistemit të drejtësisë provohet me episodin e sotëm me arrestimin e zotit Meta. Do të vazhdojmë të gjithë betejën ligjore në të gjitha shkallët e ankimit krahas formave të tjera të protestës. Kaq mund t’ju themi sot.

/tvklan.al