Policia e Lezhës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Diga”. Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se pas informacioneve të marra se një 26-vjeçar kishte armë dhe drogë në banesë kanë vendosur që të shkojnë për kontroll.
Në përfundim të operacionit të zhvilluar sot është bërë i mundur arrestimi i 26-vjeçarit A.K.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij personi, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik dhe 42 fishekë.
Tashmë i riu do të hetohet nga Prokuroria për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”./tvklan.al