28-vjeçari Devis Kuqi mori 60 mijë Lekë dhe 2 celularë
Ky është momenti kur 28-vjeçari Devis Kuqo ka hyrë në agjencinë e kredidhënieve në “Komunën e Parisit” dhe ka grabitur shumën prej 60 mijë Lekësh dhe dy telefona celularë.
Ai është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Në videon e shpërndarë për mediat nga policia, 28-vjeçari fillimisht shfaqet duke studiuar pikën e dhënies së kredive. Ai ka mbërritur aty me një biçikletë.
Kuqo mban në kokë kapuçin e xhupit ku ka të mbuluar gjysmën e fytyrës. Duke kërcënuar me një levë punonjësin, ai kapërcen banakun, rrëmben sasinë e parave. Pasi ka kryer grabitjen, largohet qetësisht në këmbë nëpër rrugica.
Arrestimi i tij u krye ditën e enjte, ndërsa iu sekuestruan 45 mijë Lekë si dhe dy aparate celularë.
Tv Klan
Tv Klan