Në javën e 36 të Premier League, Arsenali ruajti kreun e renditjes duke mundur Bornemouth 3-0. Skuadra e Artetas gjeti golin në minutën e 45 me Saka me penallti.
Në të 70, Trusard e çoi rezultatin 2-0. Në vazhdim, Topçinjtë treguan kujdes, ndërsa Bornemouth iu anulua një gol nga sistemni VAR.
Në shtesë, ishte radha e Rice për të realizuar. Kjo është fitorja e katërt radhazi për Arsenalin.
Trajneri Arteta tha pas takimit se skuadra e tij bëri pjesën e parë më të mirë të sezonit.
Ai vlerësoi Bornemouth për lojën e bërë, por vuri në dukje faktin se skuadra e tij krijoi raste, u tregua e saktë përpara porte dhe e ruajti portën e paprekur.
Klan News