Arta Dade: “Partia Socialiste e Shqipërisë ndjek me vëmendje dhe shqetësim të veçantë zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe dënon aktet e përsëritura të dhunës ndaj shtetasve të Kosovës dhe pronës së tyre. Ne vlerësojmë reagimin e menjëhershëm të autoriteteve të Kosovës dhe EULEX dhe KFOR në marrjen e masave për respektimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë atje. Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet këto autoritete dhe shpreh bindjen se funksionaliteti i të gjitha strukturave të EULEX-it dhe KFOR-it do të mundësojë shmangien e incidenteve të dhunës. Kërkoj nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Punëve të Jashtme një angazhim serioz dhe një vëmendje më të madhe për ngjarjet në rajon dhe padyshim kërkojmë urgjentisht emërimin e ambasadorit të republikës së Shqipërisë në Prishtinë”./tvklan.al