Asambleja kombëtare e socialisteve do të përplasë dy projekt-rezoluta, mbështetur secila nga dy rryma të forta të cilat duket janë formësuar menjëherë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit.

E para është një projekt-rezolute e anëtareve të asamblesë që njihen si mbështetës të kryetarit, Edi Rama e cila do të ofrohet për miratim. Mësohet se rezoluta parasheh qëndrimin për mosnjohje të zgjedhjeve e nën këtë frymë braktisje të kuvendit.

Por zërat kundër kryetarit Edi Rama, të cilët mendojnë se lufta politike bëhet vetëm brenda institucioneve kanë përgatitur gjithashtu një projekt-rezolutë. Kjo e fundit tenton gjithë përfshirjen si dhe shprehet kundër qëndrimeve ekstreme mbi atë çfarë ndodhi me këto zgjedhjeve.

Projekt-rezoluta e kundërshtareve të kryetarit Rama do të jetë kundër mosnjohjes së zgjedhjeve si dhe mospjesëmarrjes në kuvend.

Sot jashtë vëmendjes se medias është zhvilluar dhe një mbledhje e posaçme për këtë qëllim ku kanë marrë pjese ndër shumë emra të selisë roze dhe Arben Malja e Ben Blushi si kandidatet potenciale për kryetar partie. 

Me dy projekt-rezoluta në tryeze parashikimet flasin për një mbledhje me tension e cila do të përcaktojë edhe fatin e Edi Rames në krye të PS-së. Sipas statutit humbja e zgjedhjeve përkthehet në dorëheqjen automatike të tij./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi