Sfida e parë e këtij edicioni në Ligën e Kampioneve aziatike për Jasir Asanin do të mbahet mend gjatë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren me goleadë të koreano-jugorëve të Guangju kundër japonezëve të Jokohama Marinos me rezultatin 7-3.
Që në nisje, u duk se do të ishte një sfidë speciale për 29-vjeçarin. Vetëm 120 sekonda dhe ai zhbllokoi rezultatin.
Goditja nga jashtë zone ishte e pandalshme për portierin Terakado. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.
29-vjeçari realizoi një tjetër gol special 10 minuta nga nisja e pjesës së dytë. Sulmuesi i krahut dha asistin për rrjetën e katërt të Guangju në minutën e 68, të realizuar nga Mikeltaze.
Ashtu siç e nisi, sulmuesi kuqezi edhe e përfundoi, ndërsa vulosi fitoren me goleadë në shtesë. Ai u zgjodh si futbollisti më i mirë i ndeshjes nisur nga performanca e tij.
Klan News